Klasikja më ndërkombëtare

“El Clásico” spanjolle është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë. Ndeshja e së shtunës, Real Madrid-Barcelona, do të ketë më shumë se njëqind vende në pritje të zhvillimit të saj. Kjo, edhe për shkak se skuadrat e tyre janë të përbëra me lojtarë nga katër kontinente. Në mënyrë të veçantë, dy gjigantët e La Liga-s janë të përbërë nga 38 futbollistë europianë, 7 nga Amerika e Jugut, 1 nga Amerika Veriore dhe 1 nga Afrika. Mes 47 lojtarëve të të dyja skuadrave ekzistojnë të tillë nga 13 vende të ndryshme. Natyrisht, Spanja është vendi më i përfaqësuar, me 20 lojtarë. Franca ka 6 anëtarë në mes të dyja skuadrave të “El Clasico”, me Varane, Theo, Benzema, Umtiti, Digne dhe Dembélé. Pastaj vjen Brazili, i cili ka nga dy përfaqësues në secilën skuadër: Marcelo dhe Casemiro te të bardhët dhe Paulinho e Rafinha te Barça. Ato ndiqen nga tre lojtarë nga Kroacia (Modriç, Kovaçiç dhe Rakitiç) dhe tre të tjerë nga Portugalia (Ronaldo, Semedo dhe André Gomes). Me nga dy përfaqësues janë Gjermania (Kroos dhe Ter Stegen) dhe Argjentina (Mascherano dhe Messi). Së fundi, me nga një përfaqësues kemi këto vende: Turqia (Arda Turan), Uruguaji (Luis Suarez), Kosta Rika (Keylor Navas), Maroku (Achraf), Uells (Bale), Belgjika (Vermaelen) dhe Holanda (Cillessen).
Real Madridi ka lojtarë nga nëntë kombësi të ndryshme, ndërsa Barcelona nga njëmbëdhjetë të tilla. Megjithatë, ato të Zidane përfaqësojnë katër kontinente, në sajë të Marcelo, Casemiro, Akrf dhe Keylor Navas. Barça, nga ana tjetër, ka anëtarë vetëm të Europës dhe Amerikës së Jugut. Në të dyja skuadrat janë lojtarë spanjollë, francezë, brazilianë, kroatë, portugezë dhe gjermanë.
Përveç kësaj, katërmbëdhjetë nga këta lojtarë kanë një kombësi të dytë. Siç pritej, shumica kanë një pasaportë spanjolle, siç është rasti i Keylor, Marcelo, Theo, Rafinha dhe Messi. Megjithatë, lojtarët e tjerë kanë origjinën më karakteristike: Varane ka një pasaportë nga Martinique, Asensio nga Holanda, Benzema nga Algjeria, Umtiti nga Kameruni, Mascherano nga Italia, Semedo nga “Cape Verde”, Rakitiç nga Zvicra dhe Dembele nga Mauritania. Nga këto të fundit, disa kanë lindur në vendet që pasqyrohen në kombësinë e dytë dhe të tjerët thjesht kanë origjinë nga ato vende. Për më tepër, në krahasim me sezonin e kaluar, skuadra e parë e Barcelonës u formua nga lojtarët e 13 kombësive (tani 11) dhe lojtarët e Real Madridit nga 10 vende (tani 9), duke qenë një “El Clasico” më ndërkombëtare, sepse përfaqësonte 18 vende të ndryshme, krahasuar me 13 vende sot, diçka që duhej të bënte me përkatësitë e Claudio Bravo, Mariano apo James Rodriguez.

Artikulli paraprak“Më shumë se kurrë!”
Artikulli tjetërRumania në sheshe kundër kapjes së drejtësisë