Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve

Partia Demokratike vazhdon të insistojë se shtimi i testimeve është e vetmja rrugë që kthen normalitetin.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia shprehet se, kjo mënyrë është efektive dhe po ashtu zvogëlon mundësinë që mjekët e infermierët të preken nga Covid-19.

Postimi i ish-deputetit Bardh Spahia

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet çdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale.

Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe t’i kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje.

Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit.

Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

Artikulli paraprak13 raste të reja me Covid-19 në Shkodër, zbulohen detajet…
Artikulli tjetër“Mos planifikoni pushime verore këtë vit”