Rritet numri i viktimave nga Covid-19, humbin jetën edhe 4 persona të tjerë tek Infektivi

Vazhdon bilanci tronditës nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima të tjera nga Covid-19, duke e çuar numrin në 76.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në Spitalin Infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë,” deklaroi MSH.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa së fundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan.

Artikulli paraprakCovid-19 del jashtë kontrollit, 93 raste brenda 24 orësh! Situatë alarmante në spitalin Infektiv
Artikulli tjetër“Kur gjithçka ndal, politika kthehet në biznes serioz”