Rriten rastet e raportimit të pastrimit të parave

Viti 2017 ka shënuar rritje të raportimeve të rasteve të pastrimit të parave. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga prokuroritë, në tremujorin e tretë të vitit 2017, janë hetuar 97 raste të dyshimta. Numri i rasteve ka ardhur në rritje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, kur janë raportuar 89 raste. Për tremujorin e tretë të vitit 2015 dhe 2014 janë raportuar përkatësisht 83 dhe 73 raste. Rritje të trendit të raportimeve të rasteve të pastrimit të parave tregojnë edhe rastet e denoncuara nga bankat e noterët. Në harkun kohor të katër viteve të fundit, nga noterët e bankat janë raportuar të paktën 850 raste të blerjes së pasurive të paluajtshme me fonde të dyshimta. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, bëhet fjalë për blerje pasurish të paluajtshme me burim të panjohur të fondeve. 421 prej blerjeve janë raportuar në vitin 2015, ndërkohë që gjatë vitit 2016 janë raportuar 258 raste.

Artikulli paraprakMenaxhimi i riskut, KLSH: Ndikimi politik në përkeqësim
Artikulli tjetërFatura e tatimit mbi pronat! Shqiptarët do të paguajnë më shumë vitin e ardhshëm