Rrihet në qendër të Librazhdit Kasemi, babai i Taulantit

Babai i kreu të grupit parlamentar Socialist Taulant balla, Kasem Balla, është rrahur ditën e sotme në mes të qytetit të Librazhdit.
Sipas kryetarit të PD-së për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, në qendër të Librazhdit, para Bashkisë një qytetar ka dhunuar babain e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.

“Po ndodh!! Në qender të Librazhdit, para Bashkisë, një qytetar rreh Kasem Ballën, babain e Taulant Ballës’, shkruan Bylykbashi.

Ndërsa sipas një qytetari, dëshmitar në ngjarje, Kasem Balla është qëlluar me shuplakë në fytyrë.
“Përshëndetje, në qendër të Librazhdit, rrihet me pëllambë ne fytyre i ati i Taulant Ballës, deputetit, kam qene prezent”.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërMaskarada/ Kanë votuar 5900 qytetarë, në kuti dalin 7666 vota!