Rrëzimi i qeverisë/ Kurti shkarkoi zv/kryeministrin në mesnatë, Mustafa: Nuk i tërheq ministrat, ai duhet të…

Kryetari i LDK, Isa Mustafa inicioi mocionin e votëbesimit që çoi nërrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me të cilin 51 ditë më parë kishte nënshkruar koalicionin, ndërsaka bërë edhe një reagim publik pas votimit pak para mesnatës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa shprehet se ai nuk do t’i tërheqë ministrat e zëvendësministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje, ndërkohë i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.

Mustafa shkruan se derisa të zgjidhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me ministrat apo t’i lirojë, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti, teksa përmend edhe pandeminë e COVID-19 dhe ballafaqimin me të pavarësisht se u kritikua masivisht për zhvillimet e djeshme të iniciuara prej tij ndënëse në një kohë ‘lufte’ me virusin.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

Artikulli paraprakSa shpenzon në muaj një familje! Kompensimi për Covid-19 mbulon vetëm ushqimet…
Artikulli tjetërNjë lajm që përveç idiotëve si Cakaj nuk gëzoi askënd