Rreziku i pastrimit të parave, rriten transfertat e dyshimta

Vitet e fundit kanë shënuar një rritje të dukshme të raportimeve për transferta të dyshimta parash jashtë kufijve dhe anasjelltas. Sipas burimeve zyrtare pranë Prokurorisë, në vitin e shkuar, kompanitë e transfertave kanë raportuar në total 209 raste të dyshimta, rreth tre herë më shumë se në vitin 2015. Fluks i lartë raportimesh raportohet edhe për gjysmën e parë të këtij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në Prokurori të paktën 178 raste të dyshimta në gjysmën e parë të vitit. Po ky institucion bën me dije se është vendosur masë bllokimi për 31 prej tyre me një vlerë prej 3.8 milionë euro. Rritja e rrezikut të pastrimit të parave u konfirmua edhe nga Instituti i Baselit në Zvicër, i cili vetëm pak muaj më parë publikoi raportin për 2017. Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 85-të mes 147 shteteve me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, pasi ishte 5.04.

Artikulli paraprakTakspaguesit 1.4 milionë dollarë për 134 fluturime të Ramës me charter
Artikulli tjetërSistemi bankar në krizë, bien të ardhurat