Skandal/ Mafia e inceneratorëve kërcënon Jorida Tabakun, si ndodhi

Ish-deputetja e PD, Joroda Tabaku në studion e “Open” rrëfeu se është kërcënuar kur ka vajtur në Durrës dhe ka filmuar mbejtet. Sipas Joroda Tabakut, pesë makina kanë vajtur afër saj dhe kanë bërë xhiro teksa ajo filmote.

Tabaku tha në emision se, kanë vajtur për ta kërcënuar, por më pas janë larguar, kur kanë hasur në kundërshtimin e saj.

Tabaku deklaroi se inceneratorët nuk janë një çështje mjedisore ashtu siç deklaron mazhoranca, por një çështje korruptive.

Tabaku tha se qeveria u interesua për inceneratorët pa asnjë plan strategjik pa asnjë projekt, por thjeshtë se i interesojnë paratë, dhe konçensionet po ua japin personave të dyshimtë.

‘Asnjë nga akuzat e PD nuk ëhstë akuzë e re. Zoti Koka ka qenë preent në sallë ku unë kam shpjeguar të gjitha aferat për inceneratorët. A ka pasur në Shqipëri një strategji për menazhimin e mbetjeve, ku thuhej se ncinerimi do të sjellë të ardhura, a ka patur një dokument të vetëm. Inceneratorët nuk janë çëshjte mjedisore, janë çështje korruptive. Nga lindi gjithë kjo dështirë e qeverisë shqiptare pa asnjë strategji’, deklaroi Tabaku.

Artikulli paraprakPipero paralajmëron izolimin: Mbyllja mund të bëhet rast pas rasti për shkak të shifrave të Covid-19
Artikulli tjetërBetonizimi i Sahatit të Tiranës, Luarasi: Fajin e ka Basha për lejen që dha Veliaj!