Rrëfehet Leo Mesi

Në prag të përballjes me Manchester City-n në “Etihat Stadium” Lionel Mesi foli për mediat angleze për shumë çështje, që nga aktualiteti në klubin “blaugrana”, sistemi i lojës e deri te marrëdhëniet e tij me Neymar. Gjithashtu  “ylli” argjentinas krahasoi Barçën e Luis Enriques me atë të Pep Guardiolës, si dhe Suarezin me Agueron.
“E gjithë bota e njeh tashmë sistemin e Barcelonës. Jemi ndër të paktat klube që e përdorin këtë sistem, por çdo trajner i bën gjërat ndryshe dhe i aplikon në mënyrën e tij. Me Luis Enriquen jemi më agresivë kur sulmojmë, ndërsa me Pep Guardiolën e aplikonim më rrallë kundërsulmin. Me mbërritjen e Pep në Manchester ‘Cityzens’ janë më të rrezikshëm, por edhe më parë ata kanë qenë një skuadër e madhe”, është shprehur Mesi.
Këtë të martë Mesi do të përballet me mikun e tij Sergio Aguero, të cilin e krahason me Luiz Suarezin. “Kun është një person shumë i thjeshtë, një mik i mirë, ndërsa si sulmues një ndër më të mirët në qarkullim. Aguero dhe Suarez janë disi të ndryshëm, por të dy mund ta zgjidhin ndeshjen”, tha ai.
29-vjeçari foli edhe për altruizmin e futbollistëve të Barcelonës, që gjithmonë vendosin në plan të parë interesat e skuadrës. “Jemi një grup që punon shumë për të fituar. Gjithmonë kërkojmë të dëfreheni të bashkuar dhe ndonjëherë një gol të jep më shumë besim, prandaj kur e kemi lojën në kontroll mundohemi të jemi më shumë altruistë”, tha Mesi.
I pyetur se kujt i frikësohet për ndeshjen e së martës mbrëma, natyrisht se Mesi zgjodhi bashkëkombësin e tij, Sergio Aguero, të cilin e vlerëson si shumë të rrezikshëm para portës. “Kun është person shumë i mirë, një shok i vërtetë dhe një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Njëjtë si Luis Suarez, janë të ndryshëm me karakteristika, por këta dy lojtarë mund ta vendosin ndeshjen nga çasti në çast”, deklaroi Mesi.
Për Neymar Mesi u shprej se është një person që të gjithë e admirojnë, ndërsa mungesa e Iniestës sipas tij është gjithmonë e ndjeshme. Gjithsesi, Barcelona, sipas argjentinasit, po kalon një formë shumë të mirë dhe ka fituar shumë besim në vetvete.
Luis Suarez dhe Neymar duhet të jenë të kujdesshëm, pasi rrezikojnë të humbasin “El Clasicon”.
Barcelona pret Real Madrid në “Camp Nou” më 3 dhjetor dhe trajneri Luis Enrique duhet të mendojë që tani që mos të humbasë ndonjë lojtar të formacionit startues, shkruan e përditshmja katalunase “Sport”.
Dyshja e MSN-së, Luis Suarez dhe Neymar duhet të jenë të kujdesshëm në ndeshjet e radhës. Tri ndeshje para “El Clasico”, Suarez ka katër kartona të verdhë derisa Neymar 3. Por, “Sport” shkruan se për të mos rrezikuar në prag të “El Clasicos”, Neymar e Suarez mund të pastrohen prej kartonëve nëse marrin në dy ndeshjet e radhës.

Artikulli paraprakArlind Ajeti gati për debutimin te Torino
Artikulli tjetërLlullaku i papërmbajtshëm