Rooney drejt Everton

Everton ëndërron rikthimin në shtëpi të Wayne Rooney. Sulmuesi i Manchester United prej disa muajsh me valixhe në dorë duket se dëshiron ta vazhdojë aventurën e tij në qytetin ku hodhi hapat e parë si profesionist. Në Liverpool, Evertoni është skuadra që e rriti sulmuesin ishullor, i cili arriti të shkruante historinë me Manchester United, por tashmë duket larg projektit të Jose Mourinhos për të vazhduar karrierën në “Old Trafford”. Rooney do të ishte zgjedhja ideale për “Toffees” në rast të largimit të mundshëm të Romelu Lukakut.
Bomberi belg i joshur nga Chelsea ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe në këtë mënyrë, Everton synon të gjejë gjuhën e përbashkët me Rooney. Në rast se ish-djali i shtëpisë nuk do të arrijë të bashkohet me ish-skuadrën e tij, alternativa është francezi Giroud i Arsenalit edhe pse për të qëndron në radhë West Ham. Për t’u rikthyer te Lukaku, sulmuesi belg është gjithashtu në radarët e Jose Mourinhos. Trajneri portugez e konsideron shtatlartin e Everton si qendërsulmuesin ideal të skuadrës së tij. Edhe pse kur të dy ishin pjesë e Chelsea-t, portugezi e nxori jashtë projektit, duket se kohët kanë ndryshuar dhe Lukaku është objektivi kryesor i Manchester United në merkato. Ashtu si Chelsea, edhe “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë deri në 100 milionë euro për belgun.

Artikulli paraprakNis falimentimi masiv i call center-ave, mijëra të papunë
Artikulli tjetërLukaku te Chelsea