Rooney barazon rekordin e Bobby Charltonit

Wayne Rooney ka barazuar me gola legjende e Manchester Unitedit, Sir Bobby Charlton, me golin e shënuar ndaj Readingut, në FA Cup. Kapiteni i Anglisë ka shënuar  249 gola për “Djajtë e Kuq”, sa ka edhe Bobby Charlton, që prej transferimit nga Evertoni në vitin 2004. Atij i duhet edhe një gol për të hyrë në histori të Manchester Unitedit si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kësaj skuadre.

Artikulli paraprakMurinjo “bekon” formulën e Botërorit
Artikulli tjetërRobotët, a mund të zëvendësojnë mjekët?