Ronaldo: “Pas rivalitetit duhet së paku një darkë me Messin” (Video që po bën xhiron e botës)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se i mungon rivaliteti me Lionel Messin e Barcelonës.

Pas nëntë vjetësh te Reali, ylli portugez sezonin e shkuar kaloi te “Zonja e Vjetër”.

Në ceremoninë e sivjetme të UEFA-s ku Virgil Van Dijk mposhti Ronaldon dhe Messin për të fituar çmimin e më të mirit të vitit, portugezi dhe argjentinasi folën për rivalitetin shumëvjeçar që kishin sa Ronaldo ishte te Reali.

“E kemi ndarë skenën për 15 vjet, dhe s’di a ka ndodhur ndonjëherë në futboll. Nuk është e lehtë. Dhe sigurisht kemi raporte të mira. Akoma megjithatë s’kemi pasur një darkë, por shpresoj në të ardhmen. Sigurisht më mungon loja në Spanjë. Kishim atë rivalitet, që ishte i bukur, më shtynte përpara dhe unë atë”, ka thënë Ronaldo, ndërsa edhe Messi e quajti rivalitet të bukur përballjen e tyre disavjeçare.

Ronaldo më tej me shaka tha se, mendon të luajë akoma dhe se, “duket mirë për moshën që ka”. Ka thënë se, “ata që nuk e duan, megjithatë do ta shohin në ceremoni të tilla edhe për disa vjet”.

Portugezi sivjet nuk mori asnjë çmim në këtë ceremoni. Messi fitoi çmimin për Sulmuesin e vitit, ndërsa Van Dijk fitoi edhe çmimin për Mbrojtësin e vitit, pas atij për Futbollistin më të mirë të vitit.

Artikulli paraprakBilanc lufte, 7 të vrarë dhe 5 të plagosur në Gusht, vrasësit të lirë, policia ka kapur makinat e djegura
Artikulli tjetërRaportimi në media: Pasuria marramendëse e Ramës arrin 1.5 miliardë dollarë