Ronaldo merr çmimin “Këmba e Artë”

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme.

Sulmuesi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin.

“Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pavdekësohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!”, shkruan Ronaldo në Instagram.

“Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë.

Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Artikulli paraprakMessi thyen heshtjen, flet për të ardhmen dhe për çastet e vështira në Barcelonë
Artikulli tjetërMajko prezanton skemën për manipulim të votave të emigrantëve: Voton edhe pa adresë fare, mjafton…