Majko prezanton skemën për manipulim të votave të emigrantëve: Voton edhe pa adresë fare, mjafton…

Ministri për Diasporën, Majko, ka thënë sot se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme pa qeë nevoja që të deklarojnë adresën.

Ai e bëri pohimin gjatë një mbledhjeje vitruale në Nënkomisionin për Diasporën.

Majko tha se emigrantët mund të aplikojnë direkt në KQZ për të votuar për zgjedhje e 25 prillit 2021.

“Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt.” – tha ndër të tjera ministri Majko.

Artikulli paraprakRonaldo merr çmimin “Këmba e Artë”
Artikulli tjetërÇfarë dimë për variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Britani?