Ronaldo: Lufta me Mesin vazhdon

Cristiano Ronaldo tha se po planifikon ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi, pasi fitoi “Topin e Artë” të enjten. Kjo është hera e pestë që portugezi e fiton këtë çmim, duke u barazuar në këtë drejtim me rivalin e tij të madh, Lionel Mesi. Pas marrjes në shtëpi të trofeve, Ronaldo e bëri të qartë se është ende në krye dhe shpreson të vazhdojë karrierën me “Los Blancos” për të ardhmen e parashikueshme. “Unë shpresoj se mund të luaj në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera”, u tha Ronaldo gazetarëve. “Beteja vazhdon me Mesin. Ne po bëjmë më të mirën për ekipet tona”.
“Mendoj se gjërat po ndodhin për një arsye. Ndihem mirë, le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur te Real Madrid dhe dua të qëndroj e ta përfundoj karrierën time atje, nëse është e mundur”. Ronaldo shënoi 42 gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2016-2017, duke e çuar Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga dhe Champions-in dy herë radhazi. 32-vjeçari shënoi 25 gola në La Liga në fund të sezonit dhe shtoi 12 gola në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë gola me peshë edhe në finalen e Cardiff-it kundër Juventusit.

Artikulli paraprakSi plasi peshku pas përmbytjes nga hapja e portave të rezervuarve
Artikulli tjetërRoberto Carlos: Ronaldo do të fitojë edhe shumë trofe të tjerë