Ronaldo lavdëron Interin: Rival jonë më i vështirë

Cristiano Ronaldo mendon se Juventus e meritoi fitoren, por ai ka lavdëruar Interin gjithashtu. “Ata do të jenë rivali i jonë më i vështirë”.

Portugezi shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatit në 1-1 pas autogolit të Matthijs de Ligt, derisa Buffon mbrojti tri penallti për ta fituar këtë ndeshje.

“Ishte një kënaqësi që isha këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na mbështeten shumë mua dhe skuadrën”, tha Ronaldo për Sportitalia.

“Është gjithmonë interesant të luash kundër Interit sepse ata janë njëri prej rivalëve tonë më të vështirë. Është një skuadër e madhe me një trajner të shkëlqyeshëm, kështu që është kënaqësi për ne që luajtëm një miqësore para sezonale me një agresivitet të madh sportiv”.

“Ne jemi të lumtur që kemi fituar dhe mendoj se e kemi merituar fitoren”.

Artikulli paraprakKlopp mohon se dëshiron transferimin e Bale
Artikulli tjetërNjë lajm si çelës i të vërtetës për ftesën në Hagë dhe dorëheqjen e Haradinajt!