Ronaldo i pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’, feston golin e Vinicius

Edhe Ronaldo i është gëzuar golit të Vinicius Junior. ‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano.

I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime dhe dhuroi 131 asiste.

Natyrisht, CR7 duket se ende i rreh zemra për Realin dhe iu gëzua tej mase golit të Vinicius Junior, kurse ky i fundit festoi në fund si ai.

ronaldoo 678

ron

Artikulli paraprakBesëlidhja kuqezi e sovranit, stop totalitarizmit Rama
Artikulli tjetërRaki kundër koronavirusit? Ja çfarë thonë ekspertët