Roma refuzon ofertën e Chelsea për Dzeko

“Roma është e gatshme të dëgjojë ofertat që vijnë për futbollistë të ndryshëm që ka në pronësi, më pas i takon asaj të vendosë. Në këtë moment, Edin Dzeko është futbollisti i yni, sepse ofertat e ardhura për të nuk janë konsideruar si të kënaqshme”. Kjo ka qenë deklarata e drejtorit sportiv të Roma, Monchi, në prag të ndeshjes kundër Sampdoria, duke zbuluar të rejat e fundit në lidhje me transferimin e boshnjakut te Chelsea. Një operacion, sipas konsideratave të Monchi, është ende larg mbylljes. “E takova futbollistin, ai është i përqendruar maksimalisht te Roma”.
Pavarësisht nga thashethemet e shumta në lidhje me përbërjen e ekipit verdhekuq të mund të dobësohet, romanistët presin ndonjë blerje. Drejtori sportiv nga Spanja shtoi: “Po punojmë për ndonjë blerje, por më duhet të saktësoj se për momentin nuk kemi shitur askënd. Aleix Vidal? E njoh shumë mirë, kemi punuar bashkë te Sevilla. Eshtë një futbollist i aftë, por luan për Barcelonën aktualisht. Duhet edhe disa ditë nga fundi i merkatos, më pas të shohim. Unë duhet të marr në konsideratë aspektet ekonomike dhe sportive”. Në fund, Monchi flet për Patrik Schick, i ardhur për 40 milionë euro: “Kaloi një verë të vështirë, më pas u dëmtua. Tani po punon mirë dhe kemi besim maksimal te aftësitë e tij. E njëjta gjë vlen për Defrel”.

Artikulli paraprakDzeko shpëton Romën nga humbja
Artikulli tjetërNga 1 prilli taksa e banesës përmes faturës së energjisë elektrike