Rodriguez: Në Itali, më e vështirë se në Gjermani

Ricardo Rodriguez ishte një nga afrimet e shumta të Milanit, gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi zvicerian erdhi nga Volfsburgu, për t’iu bashkuar projektit të Montellës, ndërsa ka gjetur edhe një fanelë titullari te kuqezinjtë.
Fillimi i tij te Milani ishte premtues, por penalltia e shkaktuar në derbi, në minutat shtesë, duket se ua ka prishur humorin tifozëve kuqezinj. Rodriguez ka folur për aventurën e tij italiane, teksa ka zbuluar se ka qenë pranë transferimit në pjesën tjetër të Milanos, atë zikaltër, por edhe ka pranuar se të luash në Itali është shumë më e vështirë se në Gjermani.
“Prej më tepër se një viti Inter kishte bërë hapa konkretë drejt transferimit tim, por në fund erdhi Milani dhe jam i lumtur që jam pjesë e kuqezinjve. Nuk e kemi nisur aspak mirë sezonin, por kam besim se do t’ia dalim. Është thjesht çështje kohe, sepse ne e njihnim shumë pak njëri-tjetrin dhe për më tepër disa prej nesh nuk e njihnin as Serinë A më përpara. Më duhet ta pranoj se këtu është shumë më e vështirë se në Gjermani, sepse sfidat përgatiten në detaje dhe është shumë e vështirë të gjesh hapësira, tha mbrojtësi zvicerian i Milanit.

 

Artikulli paraprakRaiola rrëfen vështirësitë e Lukakut si “futbollist i zi”
Artikulli tjetërBomba e Berluskonit