Ristani asnjë ditë në PD? Po, që në grevën e urisë së studentëve në 1991

Fjalimi i Ibsen Elezit në Kuvendin Kombëtar të PD-së ka nxitur një sërë reagimesh brenda vetë rradhëve të kësaj force politike.
Në fjalën e tij Elezi sulmoi dhe Arben Ristanin, duke pyetur se përse ai u vendos nq vend të Ridvan Bodes si sekretar i përgjithshëm, pa qenë asnjë ditë anëtar i kësaj partie.
Ndërkohë i ftuar në emisionin “ABC Neës”, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, Ristani i është përgjigjur ish-kreut të PD.
“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj. Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z. Boden si një nga figurat qëndrore të PD. E kam pasë edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të. Çështja nuk ishte të dalë në këto nivele personale, po diskutonin statutin, e mira ishte të diskutonim për setin e rregullave si ta bëjmë më mirë”, u shpreh Ristani.
Fjala e demokratit kuksian
“Si mund ta zëvendësojë Ristani Ridvan Boden? Unë nuk e kam votuar Ristanin. Ridvani është njohës i mirë i strukturave. U bë një lobim i deputetëve dhe zgjodhën Ristanin. Ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Doktor nuk duhet ta kishe lejuar këtë.
PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama. Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon…”

Artikulli paraprakDetaje të reja/ 1 tonët e kokainës të kapur në Spanjë vinte nga Shqipëria
Artikulli tjetërTërheqje masive e parave në banka, 80 milionë euro në vetëm dy muaj