Rikthimi i Ronaldos

Jose Morinjo e ka dhënë dritën e gjelbër për drejtuesit e Manchester United që ta rikthejnë Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”, raporton “AS”. Lajmet për rikthimin e mundshëm të yllit portugez në “Old Trafford” janë rritur kohëve të fundit, pasi Ronaldo ka treguar shenja pakënaqësie në Real Madrid.
Ronaldo kërkon kontratë të re me Real Madridin, në bazë të së cilës dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë, por ky i fundit nuk ka shprehur gatishmëri për ta bërë portugezin lojtarin më të paguar në planet. Superyllit s’i pëlqen fakti se Lionel Messi dhe Neymar paguhen më shumë se ai. United mund t’i paguajë deri në 400 milionë euro për ta siguruar transferimin e Cristiano Ronaldos në fund të sezonit.
Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Leganesin në Kupën e Spanjës. Pa Ronaldon, Balen dhe Benzemanë, madrilenët vuajtën shumë për të marrë fitoren, e cila erdhi vetëm në minutën e 90′, falë golit të Marcos Asensios.
Zidane hodhi në fushë një formacion me shumë të rinj në përbërje, ndërsa në pjesën e dytë i shtoi edhe futbollistë si Isco dhe Modriç. Kjo fitore ishte një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vendoset pasi të zhvillohet edhe sfida e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
David de Gea ka folur për të ardhmen e tij duke pranuar dashurinë për klubin e Manchester United, por ende nuk bëri me dije nëse do të rinovojë apo jo kontratën me “djajtë”. Portieri 27-vjeçar ka marrë një ofertë nga United, që synon të blindojë një nga asetet më të shtrenjta që ka në klub, por pavarësisht se marrëveshja aktuale përfundon në qershor 2019, numri 1 ende nuk ka firmosur për vazhdimin e karrierës në “Old Trafford”.
“Mua më mjafton të jem pjesë e këtij klubi dhe kjo është një gjë e veçantë, tha De Gea për “Sky Sports”. Të veshësh fanellën e Manchestet United është diçka që të mbush me krenari dhe ditë pas dite e kupton madhështinë e këtij klubi. Tifozët dhe njerëzit që na mbështesin janë të mrekullueshëm dhe deri tani e kam shijuar çdo ditë që kam kaluar këtu. Gjithsesi, është ende shpejt të flasim për kontratën e re dhe të ardhmen time, unë jam i përqendruar te sezoni aktual”.
Ish-portieri i Atletico Madrid ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni dhe ka mbyllur 13 ndeshje pa pësuar gol, më mirë se çdo koleg tjetër në Angli. Morinjo deklaroi gjatë javës së kaluar se klubi ka përpiluar një kontratë për ta mbajtur De Gea deri në fund të karrierës në “Old Trafford”, por futbollisti ende nuk ka firmosur. Manchester United është në vendin e dytë të Premier League, 12 pikë larg Manchester City kryesues, teksa të shtunën do të ndeshet me Burnley…

Artikulli paraprakKlauzolat e largimeve, edhe Hysaj “në rrezik”
Artikulli tjetërMessi gabon në 24.4% të penalltive