Rikthim zhgënjyes për Messi-n, PSG eliminohet nga Kupa e Francës

Edhe një herë tjetër, Lionel Messi nuk arrin të shënojë dhe të lërë gjurmë te PSG. I rikthyer në fushë për herë që pare që pas dhjetorit ku rezultoi me Covid-19, sulmuesi argjentinas luajti titullar por nuk bëri asgjë për të ndihmuar ekipin.

Edhe pse në fushë nuk munguan lëvizjet e tij, ishte Nice që përballë parizienëve në “Parc de Princes” arriti të kalojë në çerekfinalen e Kupës së Francës. Në fakt me lojë dhe qarkullim, skuadra e Pochettinos ishte superior ndaj Nice por këta u mbrojtën mirë ndërsa për vendasit as futja e Mbappe në pjesën e dytë nuk ndryshoi gjë.

Me t’u mbyllur 90 minutat ekipet iu drejtuan lotarive të penalltive ku miqtë morën më të mirën dhe fituan 6-5. Penalltia e gabuar për PSG ishte ajo e fundit e talentit Xavi Simons, gabim që eliminon Messin me shokë nga Kupa e Francës.

Artikulli paraprakE rëndë në Elbasan-Librazhd, makina bie në lumin Shkumbin
Artikulli tjetërTaksat e reja të Ramës çmendin çmimin e naftës, 200 lekë për litër