Rikthehen skafet me klandestinë nga Vlora, Xhaçka e pohon pastaj fshin njoftimin

Ditën e sotme lajmi se një gomone e gjatë 9 metra u sekuestrua në në Karaburun të Vlorës u dha në të gjitha mediat. Për këtë arsye u arrestuan edhe dy persona.

Blutë e Vlorës theksuan se dyshohej se gomonia ishte vjedhur në Greqi duke njoftuar se ishin arrestuar edhe Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koçi 25 vjeç.

Por duket se ngjarja është më e rëndë se sa vjedhja e një gomoneje në Greqi dhe këtë e konfirmon Forca Detare, e cila gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka bërë gjithashtu një shpjegim për kapjen e gomones në fjalë.

Forca Detare thekson në një njoftim që më pas u fshi nga faqja se gomonia është kapur dje në Karaburun dhe një ditë më parë ata kishin dërguar nga bregu shqiptar në drejtim të Italisë 33 klandestinë. Pasi i dërguan në Itali ata janë kthyer në ujërat shqiptare duke u kapur nga Forca Detare.

Mësohet se gomonia kishte disa javë që kërkohej nga Guardia di Finanza për transport të klandestinëve.

Për këtë lajm ka shkruar edhe media italiane Ansa, por pa treguar nga kanë ardhur këta 33 klandestinë.

Ansa shkruan se 33 klandestinë kanë zbritur në Salento dhe janë me origjinë nga Egjipti, Siria dhe Iraku.

Artikulli paraprakSuedia: Jo kufizimeve sepse tek ne funksionon sistemi shendetësor
Artikulli tjetërDilemat e amnistisë, mes parave të krimit e evazionit