Richard Grenell mohon lajmin e mediave serbe: Nuk është e vërtetë…

Mediat serbe raportuan njëkohësisht se sot do i kërkohet presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, njohja e Kosovës në takimin që do mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tyre, përpara Vuçiç është paraqitur një dokument për njohjen e Kosovës.

Megjithatë, i dërguari i posaçëm, Richard Grenell ka mohuar lajmet.

“Nuk është e vërtetë,” shkruan ai, duke postuar një link nga raportimet e shumta për këtë çështje.

Mediat serbe njëzëri raportuan më herët se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është vendosur përpara në Uashington një dokument për njohjen e Kosovës.

Sipas gazetave Kurir dhe Blic, ai duhet ta bëjë njohjen e Kosovës që në takimin e sotëm.

Një burim diplomatik thotë se shqiptarët e dinin këtë skemë.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse ky dokument është i vërtetë. Një ministër serb i tha VOA-s se në dokument përfshihet edhe njohja e ndërsjellë.

Kurse gazeta e njohur Guardian shkruan se për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po investohet vetë presidenti Donald Trump, që shpreson se me arritjen e një marrëveshje, të shtojë gjasat për t’u zgjedhur president sërish në nëntor.

Artikulli paraprakKëshilltari i Trump: Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres
Artikulli tjetërRama pranon ftesën e Metës, nesër në Presidencë për…