Revolte qytetare ndaj Veliajt për masakrimin e qenve

Qindra qytetarëve dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen sistematike të qindra kafshëve sipas një programi të paracaktuar në Klinikën Veterinare të Agjensisë Kombëtare të Konsumatorit.

Gjithçka nisi nga një incident në Kashar, ku punëtorët e Bashkisë nisën një aksion kundër kafshëve të rrugës dhe filluan të tërhiqnin zvarrë qentë për t’i ngarkuar në një kamion, që do t’i transportonte drejt Klinikës Veterinare.

Por me njërën prej kafshëve, ata gabuan. Qeni i sterilizuar i përkiste një qytetareje, e cila i ka ndalur duke protestuar me ulërima dhe duke qarë për këtë veprim.

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe zgjoi reagimin e dashamirësve të kafshëve që kthyen sytë nga Klinika Veterinare e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vendi ku ndodh eliminimi i qenve.

Pamjet e publikuara në vitin 2018, tregojnë një panoramë horrori. Kafshët e vrara dergjen kudo nëpër korridoret e klinikës, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa nëpër kafazet e mbetura bosh ka shenja gjaku.

Denoncimi para tre vitesh nuk pati asnjë përgjegjës, megjithëse video horror u shoqërua me denoncimin për shifrat abuzive që shpenzoheshin gjoja për sterilizimin e kafshëve.

Në korrik të po atij viti, ishte emisioni Stop që denoncoi se si qentë e ngordhur që nxirreshin nga Klinika Veterinare hidheshin më pas në landfill. Edhe aty provat tregonin një program të mirëmenduar të eleminimit të kafshëve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Pikërisht për këtë arsye, protesta fillestare u drejtua në Klinikën Veterinare.

Pas kësaj, qindra vetë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për disa ditë me radhe me

thirrjet që vrasja e kafshëve të ndalet dhe Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi për atë ç’ka ndodh. Qytetarët dolën në protestë bashkë me kafshët e tyre dhe kërkuan transparencë për fondet që deklarohen për sterilizimin dhe që janë disa qindra mijëra euro.

Sipas protestuesve, në vend që paratë të përdoren për sterilizimin, ato vidhen dhe kafshët vriten duke u injektuar në trup lëndë helmuese.

Por si u përgjigj Erion Veliaj protestës?

Fillimisht në mediat e kontrolluara nga Bashkia dolën lajme të rreme, sipas të cilave një pitbull kishte kafshuar një fëmijë, duke i rrezikuar jetën. Titujt janë përgënjeshtruar nga shoqata Animal Rescue Albania, që kanë vazhduar të denoncojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn për masakrën e kafshëve në Tiranë.

Artikulli paraprakNdërlikime të rënda nga vaksinat kineze, çfarë po fshehin?
Artikulli tjetërPas mbikalimit, Rama bllokon edhe autostradën Tiranë-Durrës, kënaqet kur ja bën jetën ferr njerëzve