Revoltë e fuqishme në Fier, protestuesit përplasen me policinë që po ruajnë Ramën

Kryemsinistri Rama është pritur me protestë në Fier. Ai u detyrua të ndryshojë rrugë pasi qindra banorë u hodhën në protestë në Rroskovec duke i bllokuar rrugën me djegie gomash.
Pas fjalimit të kreut të PD Fier, Luan Baçi banorët janë perplasur me policinë të cilët po ruajnë kerun e qeverisë.
Protestuesit thonë se do të vijojnë protestën paqësire dhe do të shkojnë tek vendi ku Rama po zhvillon një takim me rastin e 8 Marsit.
Qytetarët janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet Rama ik, ku janë përplasur edhe me forcat e policisë. Protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit duke i paraprirë një vizitë të mundshme të kryeministrit Rama. Ndërkohë sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.
“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit”, shprehet PD.

Artikulli paraprakSalianji në Prokurori si i pandehur: Më akuzojnë për agjitacion në bashkëpunim, por s’kam frikë…
Artikulli tjetërTension në Fier, Garda dhe RENEA nuk lejojnë protestuesit t’i afrohen sheshit ku ndodhet Rama