Revolta popullore në prag të shpërthimit, fotot e para nga selia e PD

Fotot e para nga selia e PD flasin për mijëra protestues të mbledhur në këtë seli me pankarta dhe çadra Ramaik!. Revolta është në prag të shpërthimit ndërsa pritet një nga protestat më të mëdha popullore kundër regjimit kriminal.

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, PD ka shpërndarë për protestuesit edhe cadra, kjo për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit ditën e sotme.

Edhe me cadrat PD është kujdesur të japë mesazhin politik të protestës, ndërsa mbi to shkruhet ‘Rama ik’.
Sakaq në oborrin para selisë së PD është mbushur me protestues. Në videot e siguruara për ‘BalkanËeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli, duket se në vend të bojës, protestuesit kanë marrë këtë herë, bidona me qumësht.

Opozita proteston sot në 18:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me sloganin ‘Shqipëria ngrihet përpara kryeministrisë’, ndërsa kërkesat janë po ato, qeveri tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

1 18

5 7

4 13

3 13

Artikulli paraprakJehona në mediat botërore, Deutsche Welle: Protestë masive e opozitës, priten surpriza
Artikulli tjetërFotot e para të protestës madhështore kundër regjimit kriminal