Revolta në Kukës/ Qytetarët thyejnë kordonin e policisë, Rama merret në mbrojtje nga forcat speciale

Rama është pritur me protesta të fuqishme në Kukës. Edhe pse ai u mundua të ndërrojë rrugë për të mos u përballur me qytetarët, sërish këta të fundit i kanë dalë para në fshatin Gostil, që është vetëm pak kilometra larg aeroportit të Kukësit. Qindra forca policore me mjete të blindura janë vënë në mbrojtje të Ramës, I cili këtë herë dukej më i shqetësuar se kurrë.

Qytetarët kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë dhe janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit. Rama është marrë në mbrojtje nga forcat special.

Qytetarët e Kukësit e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama, ndërsa e çanë dy herë kordonin e policisë që ishte në rrugë për të mbajtur larg protestuesit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha që i quan “kryengritësit e pamposhtur”.

Postimi i ish Kryeministrit Berisha

Kryengritësit e pamposhtur me guxim të jashtëzakonshëm çajnë në Kukës rrethimin e narkopolicisë dhe pasi përzunë monstrën e pluralizmit Edvin Kristaq Urrejtsin marshojnë fitimtarë drejt aeroportit! Nderim kryengritësve guximtarë. Rama ik! Fitore! sb

Rama në Kukës, qindra forca policie blindojnë aeroportin

Pas mitingut në Tropojë, kryeministri Rama pak minuta më parë është ndalur në aeroportin e Kukësit.

Kryeministri ka mbërritur me helikopter në këtë qytet, ndërkohë qindra qytetarë e kanë pritur atë me protesta dhe thirrjet “Rama ik”.

Mitingu elektoral i tij ishte planifikuar të mbahej në qendër të qytetit por për shkak të incidenteve dhe tentativave të militantëve të PD për ta penguar këtë takim, ai është zhvendosur pranë Aeroportit.

Qindra forca policie kanë blinduar aeroportin e Kukësit për të mos lejojnë ndërhyrjen e militantëve të PD-së brenda ambjenteve të këtij të fundit, me qëllim për të shmangur përplasjet gjatë takimit të kryeministrit.

Kryengritesit e pamposhtur me guxim te jashtezakonshem çajne ne Kukes rrethimin e narkopolicise dhe pasi perzune monstren e pluralizmit Edvin Kristaq Urrejtsin marshojne fitimtare drejt aeroportit! Nderim kryengritesve guximtar. Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 25. Juni 2019

Artikulli paraprakKërcënohen arsimtarët nëse nuk votojnë në Roskovec
Artikulli tjetërReagim i fuqishëm nga Berati: Të ngrihemi në mbrojtje të demokracisë, Presidenti të shpallë…