Revolta/ Kush qëndron pas ndërtimit të gurores në Delvinë?

Ky në foton nr.1 është projekti i ndërtimit të gurores në vendin e quajtur Qafa e Bresherit në Bajkaj, Delvinë. Siç duket edhe nga foto, projekti rezulton brenda sipërfaqes së pronës me nr. 818/1 në zonën kadastrale 2864, pronë e cila i përket familjes Topulli (foto, 2 dhe 3).

Pra rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka parashikuar të ndërtohet një gurore në një pronë private. Po sot, në Bajkaj kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë evidentuar edhe shkelje të territorit të tyre nga ky projekt.

Absolutisht asgjë me firmën sipërmarrëse, por mesa duket kjo gurore për shumë arsye nuk duhej planifikuar këtu, por në një vend tjetër, pa rrezikuar më ndotjen e saj dhe duke patur dakordësinë qeveri-firmë-banorë.

Banorët janë ngritur në proterstë për të mos lejuar ndërtimin e gurores në një pronë private dhe paranë zonës së banuar. 

Jolio DINE

22 4

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë: Po detyrojnë mjekët që kanë kaluar Covid-19 të dhurojnë plazmë
Artikulli tjetërMjekët nuk e mjekuan dhe e përcollën në shtëpi, humb jetën 36-vjeçarja