Revolta e banorëve të Unazës: Ky gomari që qeveris sot duhet të dijë se kur bie drejtësisa bëhet vetëgjyqësia

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër projektit të qeverisë që u shemb banesat atyre për shkak të një projekti për zgjerimin e rrugës.
Si çdo mbrëmje i pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili i bëri thirrje kryeministrit Rama që të largohet duke ofruar zgjidhje politike.
“Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. 7 protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësisa bëhet vetëgjyqësia”, deklaroi Balliu.

unaza 4

Artikulli paraprakQeveria jep edhe personat e verbër me koncesion
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: Edhe pse me master shkencor, nëse nuk je anëtare e PS përfundon rrobaqepëse!