Revolta/ Banorët e Selenicës në Vlorë të zhgënjyer nga Rama: E votuam 100%, por na mashrtroi…

Banorët e Selenicës kanë zhvilluar një protestë për anullimin e lotit 4 të rrugës së “Lumit të Vlorës”, për arsyen se kjo rrugë do t’u mundësonte atyre një akses në rrugën nacioniale. Anulimi i projektit për bashkimin e autostradës Levan-Tepelenë me rrugën e “Lumit të Vlorës”, e lë qytetin e Selenicës të izoluar, duke e bërë të pamundur zhvillimin ekonomik në këtë zonë.

Kjo është arsyeja pse banorët i janë drejtuar televizionit FaxNews, për t’i dhënë zë kërkesës legjitime të tyre. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin “Aktualitet” të gazetarit Rezear Xhaxhiu, banorët kërkuan nga qeveria mbajtjen e premtimit të bërë në vitin 2017 dhe mosanulimin e lotit 4 të rrugës së “Lumit të Vlorës”.

“Selenica priste që kjo qeveri ta zgjidhte këtë problem, pasi nga 2013 ky komunitet ka votuar 100% për këtë qeveri. Dolëm shumë të zhgënjyer pasi i votuam duke i besuar këtij premtimi. Shumë banorë investuan në ullinjë dhe vreshtari, me shpresën se do të ndërtohej rruaga dhe do të kishte zhvillim ekonomik në zonë. Mbetëm shumë të zhgënjyer se ky premtim elektoral nuk u mbajt”, deklaroi një banorë për FaxNews.

Artikulli paraprakTabaku i përgjigjet Veliajt: Ky që nuk pastron dot plehrat e Tiranës, u përpoq më kot të pastrojë pislliqet e shefit të tij…
Artikulli tjetërShkrimtari i njohur: Piktori një arushaxhi! Unë do ia kisha futur me mikrofon kokës…