“Reuters” përzgjedh foton e vitit 2019 nga protestat e opozitës në Shqipëri

Agjencia e njohur mediatike, “Reuters” ka bërë përzgjedhjen e fotove të vitit 2019 nga çdo vend.

Për Shqipërinë, agjencia ka zgjedhur si foto të vitit, një moment nga protestat e opozitës gjatë gjysmës së parë të vitit që po mbyllim.

Protestat e opozitës sensibilizuan komunitetin ndërkombëtar për problemin e zgjedhjeve të lira në vend.

Ndërkohë një vit më parë, Reuters përzgjodhi si foto të vitit një tjetër protestë të opozitës shqiptare, këtë herë në parlament.

Bëhet fjalë për sulmin me miell ndaj kryeministrit Edi Rama.

auto albania21576747074

Artikulli paraprakMalltezi: Si Dedei përlau 800 mijë euro me dy OJF
Artikulli tjetërBiznesmeni gjendet i vrarë, e motra shpërthen në lot