Rëndohet bilanci, shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi në Itali. Viktima eshtë një grua 62 vjeçe. Italia është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, ku deri më tani  ka shkuar në 229 të prekur.

Sakaq, deri më tani kanë humbur jetën tri gra dhe katër burra si pasojë e virusit me origjinë nga Kina.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara, të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës./abcnews.al

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e ekspertit italian: Ministrat dhe kryebashkiakët shqiptarë të përfshirë në trafik droge
Artikulli tjetërEdhe Barcelona po interesohet për Marash Kumbullën