Rekordi shokues i Messit në El Clasico pas largimit të Ronaldos

Lionel Messi nuk ka shënuar apo asistuar në një El Clasico që kur Cristiano Ronaldo la Real Madridin në vitin 2018.

Messi luajti nga fillimi në humbjen 2-0 të Barcelonës nga Reali në “Santiago Bernabeu” të dielën mbrëma.

Sulmuesi argjentinas dështoi të shënojë apo asistoi në 11 prej 15 ndeshjeve të fundit në të gjitha garat.

Pesë prej këtyre ndeshjeve ku Messi ka heshtur janë që prej largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Golin e fundit në El CLasico Messi e ka shënuar në maj të vitit 2018 në barazimin 2-2 ndeshje në të cilën shënoi edhe Ronaldo.

Ai kishte disa mundësi shënimi mbrëmë, por Thibaut Courtois bëri disa pritje fantastike, derisa edhe Marcelo e ndali në një moment.

Ronaldo e pa Messin duke mos shënuar në El Clasico nga tribunat, pasi për shkak të shtyrjes së ndeshjes Juventus-inter, ai ishte i pranishëm në “Santiago Bernabeu”.

Kjo është hera e parë që CR7 u kthye në Bernabeu që prej largimit në vitin 2018.

Me fanellën e bardhë, Ronaldo ka luajtur nëntë sezone, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje, ka dhuruar edhe 131 asistime.

cr7

Artikulli paraprakSharlatani i Parlamentit, Gjykata: Nuk lejohet t’i afrohet banesës as 200 metra larg, ndryshe…
Artikulli tjetërFaqja e pare