Rekordi i Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç e ka futur emrin e tij në historinë e Ligës së Kampionëve, por fatkeqësisht për të, nuk ka ende shumë kohë për ta ngritur kupën me veshët e mëdhenj. Ajo që suedezi arriti në ndeshjen kundër Baselit është një rekord i veçantë… Përkundër humbjes kundër ekipit zviceran, në fakt, Ibrahimoviç u bë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni, që përfaqëson shtatë klube të ndryshme: Manchester, PSG, Milan, Barcelona, Inter, Juventus dhe Ajax. Sulmuesi suedez, siç e dimë, ende nuk ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve. Ai do të provojë këtë vit nën drejtimin e José Mourinhos, pasi fitoi “Europa League”, sezonin e kaluar. Manchester United është aktualisht në vendin e parë të Grupit A, me 12 pikë.

Artikulli paraprakSimeone “provokon”, Nainggolan: I lumtur që jam te Roma!
Artikulli tjetërPeruja rrezikon Botërorin, ka shpresë për Italinë