Regjisori Budina paralajmëron “Çorapen” e Ramës: Përgënjeshtro mashtrimin ose do të padis!

Regjisori Robet Budina ka reaguar menjëherë pas mashtrimit të servirur në media nga “Çorapja” i Sigurimit të Shtetit me urdhër të Ramës në media në lidhje me regjisorin ku e akuzon për shpërdorime parash.
Reagimi
Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.
NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:
UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.
Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe.
Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.
Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.
Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.
Me respekt
Robert Budina

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Policët e Lal Plehut nuk kursejnë as lulet (Video)
Artikulli tjetërBujar Nishani: E përzumë me shkelma “Çorapen” nga PD, tani është në gjirizin e Ramës