Rebelohen socialistët e Shkodrës: Jemi kundër Ramës për emërimet e drejtorëve, u futën në lojë emra të tjerë

Strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Shkodër janë shkrirë, ndërsa vijojnë përplasjet në degën më të madhe të kësaj partie në veri të vendit.

Burime nga PS theksojnë se, pavarësisht pjesëmarrjes së të deleguarve apo koordinatorëve, duket se socialistët shkodranë janë rebeluar ndaj mënyrës sesi Edi Rama po drejton Partinë Socialiste.

Deputeti Arben Pëllumbi një prej të deleguarve të Ramës në Shkodër, i ka cilësuar debatet e brendshme si qejfmbetje personale të anëtarëve të PS-së dhe jo si debate që kanë të bëjnë me probleme thelbësore.

Në fakt debatet, sipas burimeve nga PS, kanë të bëjnë me emërimet që do të kryhen në rand drejtuesish të institucioneve lokale, ku kandidatët e propozuar nga baza nuk përfillen në qendër, ndërsa kjo e fundit ka future në lojë emra të tjerë.

Më parë janë raportuar përplasje edhe mes vetë deputetëve socialist, lidhur me “zonat e influencës” dhe kontrollit të pushtetit.
Deputeti Pëllumbi pranon se fjalën e fundit lidhur me emërimet e drejtorëve do e thotë Kryeministri dhe ministrat.

“Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvëndëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS.

Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari i partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste.

Në Shkodër me qenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës”, tha Arben Pëllumbi për mediat.

rama tom doshi

Artikulli paraprakPengmarrësi i shqiptarëve, Edi Rama vijon të thellojë krizën politike dhe ekonomike
Artikulli tjetërDhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Edi Rama!