Reali gati rinovimin e kontratës me Iskon

Real Madridi ka gati kontratën për mesfushorin spanjoll, Iscon. Sipas asaj që raporton “Marca”, Los Blancos kanë bërë gati një kontratë gjashtë vjeçare për 24-vjeçarin. Me kontratën e re, Isco do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon te Real Madridi. Isco, i cili shkëlqeu në fitoren e Spanjës prej 4:1 ndaj Izraelit, duke shënuar edhe një gol, hodhi poshtë pas takimit gjitha thashethemet që e lidhin me një kalim te Barcelona, duke thënë se “mediat duhet të shpikin diçka”, tha ai.
Mediat spanjolle aluduan për një largim të mundshëmn të Iskos. Barcelona, Manchester City dhe Juventusi, shpresonin në një prishje përfundimtare të raportit të Iscos me Los Blancos për të përfituar. Situata e përmbledhur është e tillë, klubi blaugrana i ka bërë një ofertë të pabesueshme talentit spanjoll, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv, për të realizuar një transferim të bujshëm, por kushti i Barcelonës është që mund t’i ofrojë kaq shumë Iscos vetëm nëse shkon në “Camp Nou” gratis në 2018, kur të jetë një lojtar i lirë. Pozicionim ky që e ka vënë Realin e Madridit në një pozitë aspak komode, pasi i duhet të zgjedhë një rinovim sipas kushteve të Iskos, i cili pretendon jo pak, ose në të kundërt ta shesë lojtarin, jashtë Spanjës për të evituar një kalim të tijin te rivalët e përjetshëm. Në këtë rast është Juventusi që synon të hyjë në lojë për ta blerë Iscon me një çmim okazion prej rreth 20 milionë eurosh.
Edhe Benzema do të rinovojë kontratën. Karim Benzema do të vazhdojë të qëndrojë për një kohë të gjatë te Reali i Madridit. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez “blindon” kështu lojtarin francez, i cili ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2019. Gjithsesi numri një i klubit spanjoll është i bindur se do të mund të mbështetet te 29-vjeçari dhe pas këtij viti, duke lënë të nënkuptohet se palët mund të kenë nisur që tani bisedimet për rinovimin e marrëveshjes.
Jordi Alba kërkon më shumë minuta në dispozicion në fushën e lojës. Në një intervistë të dhënë, 28-vjeçari i dërgon mesazhe të qarta Luis Enrique, për mungesën e aktivizimit si titullar. Që kur trajneri austurian ka kaluar në mbrojtjen me 3, spanjolli nuk luan aq sa dëshiron, fakt ky që ka irrituar jo pak lojtarin. Alba deklaron se, gjithmonë punon shumë dhe se është i aftë t’i përshtatet modulit të ri të lojës nga Enrique. Për momentin, mbrojtësi është grumbulluar me Spanjën për ndeshjen eliminatore të Botërorit me Izraelin dhe miqësore me Francën.

Artikulli paraprakNuk je në Gjermani
Artikulli tjetërPesë faktorët e destabilizimit të vendeve të pasura