Real Madrid fiton 500 milionë euro vetëm nga faqja e internetit

Real Madrid ka arritur të bëjë një lëvizje mjaft fitimprurëse për të ardhmen, me një kontratë dhjetëvjeçare që do t’i garantojë 500 milionë euro. Sipas “El Confidencial”, Florentino Perez, ka një akord parimor me kompaninë amerikane “Providence Equity Partners”, nëpërmjet të cilit klubi i dorëzon të drejtat e imazhit në internet për një dekadë, duke fituar shifrën e mësipërme. Kompania në fjalë zotëron 25% të aksioneve të “Soccer United Marketing”, kompanisë e cila menaxhon të drejtat e kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
Faqja e internetit e Real Madrid është më e vizituara në botë mes atyre që u përkasin ekipeve të futbollit, me 1.35 milionë përdorues unik, sipas të dhënave të fundit të dhjetorit 2016, një fluks katër herë më i madh se faqja e Barcelonës.
Hugo Lloris është një nga objektivat kryesor që Real Madrid kërkon në merkaton e verës. “Los Blancos” kanë kthyer sytë nga portieri i Tottenham, duke parë vështirësitë e shumta që kanë për të mbërritur te Thibaut Courtois i Chelseat. Gardiani i Kombëtares franceze, në dhjetor të vitit 2016 rinovoi kontratën me “Spurs” deri në 2022 dhe në shtëpinë e anglezëve janë të bindur se 30-vjeçari nuk do të largohet. Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndalojë Real Madrid të tentojë firmën me Lloris.

Artikulli paraprak“Trepça”, në pritje të transformimit dhe ristrukturimit
Artikulli tjetërCalhanoglu, në “radarët” e Chelsea