Reagon Zidane: “Jam lodhur duke dëgjuar se VAR po e ndihmon Realin”

Real Madridi mori pikët e plota në udhëtim te Athletic Bilbao falë një penalltia të fituar me ndihmën e VAR, që raportohet se po e ndihmon Real Madridin.

Pas ndeshjes, lidhur me ketë ka folur edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Jam lodhur duke dëgjuar se VAR po i dhuron penallti Real Madridit. Duket sikur po i fitojmë ndeshjet për shkak të gjyqtarëve dhe nuk është ashtu. Duhet të respektohet Real Madridi dhe lojtarët”, u shpreh Zizu.

“Të fitojmë 7 ndeshje me radhë… është fantastike kjo çfarë po bëjnë lojtarët”.

“Nuk përzihem në punën e gjyqtarëve, ata e kane punën e tyre, shikojnë… dhe kështu është”.

“Është një fitore e rëndësishme, kemi treguar forcën tonë”.

Artikulli paraprakPresidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Messit pas lajmeve për largimin e tij
Artikulli tjetërMjeku që ndërroi jetë nga Covid-19 e mori infeksionin nga “bomba biologjike” e QSUT