Reagon Zagani pas dënimit nga Gjykata e Fierit

Ditën e sotme në media doli lajmi se Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte dënuar me 4.5 vite burg ish-oficerin e Antidrogës Dritan Zagani, me pretendimin se ky i fundit ka bashkëpunuar me një oficer të Guarda Di Finanzave, duke i dhënë atij informacione.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar pak më parë dhe vetë Zagani, i cili thotë se ai dhe avokati i tij nuk janë njohur me vendimin, dhe së shpejti do të nisë dhe zbardhja e kësaj farse.
Në mënyrë ironizuese ai falenderon dhe sistemin e drejtësisë që më në fund sipas tij arriti të jepte një përfundim në shkallën e parë, për një çështje që qëndron e hapur prej disa vitesh.
Reagimi i Dritan Zaganit
Faleminderit shegertit te Rilindjes Carlo Bolino, sepse fale punes se ndritur qe ai ben,si dhe shegerteve te tije u zgjova me nje lajm qe se kisha akoma as nga avokati im…se shpejti me zbardhjen e fakteve mbi farsen e fundit…!
P.s…falenderoj dhe Naqen per perfumdimin e shkalles se pare me ne fund…!
Kujtojmë se Dritan Zagani ishte i pari oficer i lartë i policisë së shtetit që denoncoi situatën e kanabizimit të vendit, gjatë kohës kur në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë Saimir Tahiri.
Ai u sulmua nga qeveria Rama, dhe u detyrua që të lërë vendin duke marrë azil politik në një nga vendet europiane ku u shoërngul së bashku me familjen e tij.

Artikulli paraprakMesazhi i fortë i Papa Franceskut: Ju duhet zhvillim i vërtetë që të rinjtë të mos emigrojnë
Artikulli tjetërDështon anëtarësimi në Interpol, Kosova e zhgënjyer