Reagon NATO: Shqipëria të zgjidhë krizën politike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Stoltenberg ka bërë thirrje që partitë politike në Shqipëri të zgjidhin krizën politike.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, ai u shpreh se NATO do të donte të shikonte që problemet të zgjidhen.
Stoltenberg tha gjithashtu se, Shqipëria është një aleat i vyer për NATO-n. Ai vuri theksin tek rëndësia e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar terrorizmin, duke iu referuar këtu edhe krizës politike në Maqedoni. Ky është reagimi i parë zyrtar që vjen nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Deklarata e kreut të NATO-s tregon për shqetësimin që ka mbërritur deri në dyert e organizatës më të fuqishme ushtarake sot në botë. Rama është munduar deri tani ta paraqesë se kemi të bëjmë vetëm me një krizë të brendshme të PD, por bota po ndërgjegjësohet se në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike. Negociatori europian McAllister i vuri në dyshim zgjedhjet, pasi u largua nga Shqipëria. Përmes një deklarate të shkurtër McAllister shprehej se, zgjedhjet në Shqipëri janë të rrezikuara. I vetmi që deri tani nuk do ta shohë këtë rrezik është kreu i qeverisë në Tiranë. Ai nuk po don që ta kuptojë se çfarë mund të ndodhë nëse kriza nuk gjendet me mjete politike. Ai po e shtyn opozitën drejt vendimeve të forta politike pasojat e të cilës do të bien direkt mbi Ramën.

Kryeministrja May: Kush po i rrezikon zgjedhjet në Britani?

Probleme me zgjedhjet edhe në Britani? Është Kryeministrja britanike e cila reagon dhe paralajmëron.
Theresa May ka akuzuar politikanët dhe zyrtarët evropianë se po kërcënojnë Mbretërinë e Bashkuar në përpjekje të paramenduara për të influencuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit.
“Kushdo që të fitojë në 8 qershor do të ballafaqohet me një qëllim thelbësor: Për të bërë marrëveshjen më të mirë për Mbretërinë e Bashkuar për Brexit”, tha ajo.
“Dhe në pak, ditët e kaluara ne kemi parë se sa të vështira do të jenë këto bisedime”. “Pozita e Britanisë në negociata është keqinterpretuar nga media kontinentale. Përballja me negociatat e Komisionit Europian ka qenë e vështirë”.
“Kërcënimet kundër Britanisë janë përhapur nga politikanë dhe zyrtarë të Europës. Të gjitha këto akte kanë qenë të parashikuara që të influencojnë rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në 8 qershor”. (Kujtojmë se zyrtarë të BE ngritën ‘stuhi në gotë’ mbi ‘ndërhyrjen e Rusisë’ në zgjedhjet presidenciale amerikane).

Enton DACI

Artikulli paraprakTalat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë
Artikulli tjetërMendje kritike për ndryshime kritike