Reagon Berisha: Akt kriminal mafioz i Ramës për të kapur Strasburgun, përjashtim nga KiE?

Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar një superskandal kërcënimin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut nga qeveria dhe ka paralajmëruar se Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Këshilli i Europës.
“Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.
Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.
Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet europiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton”, shkruan Berisha.

Përgjimi
Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”
Biba vazhdon:
“Ma paguan ata biletën…”
Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:
“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”.
Exit.al kontaktoi me Ledi Biankun, i cili konfirmoi takimi me Bibën dhe në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio, që na u dëgua ne në mënyrë anonime me postë elektronike

Artikulli paraprakAgjencia amerikane “Bloomberg”: Si plani i Thaçit i shërben kuzhinës së Moskës
Artikulli tjetërZoti Meta, Ju mund të bëheni, President i gjithë Shqiptarëve