Reagon Bardhi: Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Ramës, i cili u shpreh sot se ka miratuar ligjin “AntiKÇK”.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh.

Reagimi i plotë

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. 🙈Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. 👎

Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. ☠

Artikulli paraprakYlli Rakipi paralajmëron Ramën: Do të shpërndaj një video ku…
Artikulli tjetërAmbasadorja amerikane kritika Ramës që në takimin e parë, i kujton porosinë e Trump…