Reagimi i fortë ndaj Gjonajt: Në Gjykatën Kushtetuese s’mund të futesh pa radhë siç i hyn ajo grave të burrave të martuar

Zyrtarja e LSI, Elona Guri ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se, “akuzat e kreut të shtetit janë një seri spektakli”.

Përmes një postimi në Facebook, Guri e quan Gjonajn edhe “reformiste”, ndërsa i kujton edhe rradhën ligjore për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

“E zeza! Ajo reformistja mendon se, në Gjykatën Kushtetuese mund të futesh pa radhë siç i hyn ajo grave të burrave të martuar… shokëve të reformës. Këtë mund ta ketë marrë mësim nga Edi që merr gratë e shokëve….Reformohu reformiste, Kushtetuta ka radhë!”, shkruan Guri në postimin e saj të rradhës.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta paditi në SPAK ministren Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së drejtësisë. Sipas kreut të shtetit, ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

  1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
  2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
  3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal
  4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.
Artikulli paraprakSpiropali mbështet Ramën: S’më intereson fare letra e Dades dhe socialistëve të tjerë!
Artikulli tjetërGazeta më e madhe amerikane: Presidenti shqiptar padit ministren e Drejtësisë për…