Reagimi i fortë i Vasilit: Mos harxhoni frymë me një kryeministër qen, rrëzojeni!

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot pas debateve që kanë shpërthyer ndërmjet kryeministrit dhe rektorëve të universitetit e sidomos, pas lumit të fyerjeve të Ramës ndaj rektorit Mynur Koni.
“Mos harxhoni frymë me një kryeministër qen të karriges, rrëzojeni!, u shpreh Vasili sot. Një prej rektorëve rreket t’i shpjegojë ligjin e Arsimit të Lartë, kryeministrit.
Kryeministri, as ka asnjë lidhje as me ligjin e Arsimit të Lartë, që nuk e kupton fare dhe as me studentët, që vuajnë kushte të turpshme jetese e mësimi.
Kryeministri është thjesht një qen, që ka ngulur kthetrat te karrigia dhe leh, jargavitet e qurrepset për të dhe kaq”, shprehet Vasili.

auto auto auto Petrit Vasili149380187815138576271519989125

Artikulli paraprakHej NEANDERTAL…pse?
Artikulli tjetër“Më duket vetja si tek opinioni me Ramën”, studentët ndërpresin rektorin: S’ka dialog!