Reagimi i fortë i Presidencës ndaj Ramës: Ti e di mirë se çfarë të pret, nuk mund të thuash që s’je paralajmëruar!

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në aktivitetin “Drejtësia që duam” në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi i kujton kryeministrit Rama koncesionin për afatin e aeroportit të Rinasit, që është kthyer në Kuvend nga Meta, duke iu drejtuar me një paralajmërim: “Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë”, shprehet Blushi.

“Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!”, shkruan ndër të tjera këshilltari i Presidentit Meta.

Postimi i plotë

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha!

O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim, por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!

Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin te Drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

Artikulli paraprak“Çdo ditë po mbytemi me baltosjen e propagandës, me baltosjen e sektit Rama”, Bujar Leskaj takim me të rinj
Artikulli tjetërThirrja e Albin Kurtit: Shqipëria ka nevojë për ndryshim