Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Uniformat e reja të Urgjencës si “vija e masave” e kohës së komunizmit!

Mjeku i njohur, Ilir Allkja ka reaguar për uniformat e reja të Urgjencës. Mjeku shkruan në një postim në Facebbok se, uniformat e reja të Urgjencës janë si “vija e masave” e kohës së komunizmit!

Mjeku ironizon ministren dhe drejtuesit e Urgjencës duke u shprehur se, “jo më kot mjekët po kthehen përditë nga mërgimi për të punuar këtu, me ne, në Shqipëri, falë falë politkbërjes së sistemit dhe reformave tuaja”.

Reagimi plotë i mjekut Ilir Allkja

Këto uniformat e reja të urgjencës më sjellin në mendje “vijën e masave” të kohës së komunizmit; e njëjta uniformë për mjekun, shoferin, infermierin, pa asnjë shenjë dalluese qoftë për pacientët, qoftë pë publikun!

Bravo zotërinj politkbërës të sistemit, ju e vlerësuat në maksimum figurën e mjekut!

Jo më kot mjekët po kthehen përditë nga mërgimi për të punuar këtu, me ne, në Shqipëri, falë jush e reformave tuaja!!!

T’ju them faleminderit, e keni pak!

Artikulli paraprakShpërthen në Ballsh! Naftëtarët shqyejnë derën dhe futen me forcë në Uzinë: Presim një përgjigje nga kryeministri
Artikulli tjetërSa më pak punë, aq më të mëdha gënjeshtrat!