Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Komiteti i “Ekspertëve” të Ramës e ka për nder të bëjë qenin besnik të tij!

Nga Ilir ALLKJA

Komiteti i Ramës!

Komiteti i “ekspertëve” është gjithcka përveç se ekspertë apo profesionistë. Përse e them këtë? Sespe që nga momentet e shpërthimit të epidemisë së Covid-19 e deri dy muaj më vonë ky Komitet ishte tërësisht fantazmë.

Anëtarët dhe kryetari i tij ishin hije, pa emra! E pra ishin momentet kur qytetarët kishin më shumë se kurrë për mbështetje, kur mjekët dhe infermierët që ishin pa mjetet mbrojtëse të domozdoshme kishin nevojë për strategji e për perkrahje, por komiteti ishte thjeshtë një zhargon në pëŕçartjet e cdo pasditeje te kryeministrit Rama.

OBSH rekomandonte: TESTONI, TESTONI, TESTONI! Por komiteti i Ramës heshte, fliste Rama në emër të tij; nuk na duhen testimet!

Falë strategjisë së komitetit të Ramës ne sot renditemi krenarë perkrah Chadit, Somalisë, Zimbabves, Guatemalës, Ghanës për nga numri i testeve për banorë. Falë komitetit grotesk të Ramës, sot maska në Shqipëri është e detyruar nëpër parqe, rrugë, fshatra dhe e panevojshme në ambjente të mbyllura!

Falë Komitetit fasadë të kryeministrit të “gjithëditur” ne sot kemi spitale fantazmë pa stafe, ndërsa të sëmurët kërcënohen se do të përzgjidhen nëse do të trajtohen apo jo!

Ky Komitet del hapur në mbrojtje të kryeministrit të “gjithëditur” dhe e ka për nder të bëjë qenin besnik të tij, e madje të lehë falas ndaj kryetarit të opozitës!

Diktaturat kanë gjithmonë kuislingë që vetëofrohen dhe për ta ka gjithmonë neveri!

Ne, shqiptarët e dimë mirë këtë!

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e ekspertit të shëndetësisë pas deklaratës shokuese të ministres: Dy gra vdiqën në Elbasan nga Covid-19 sepse…
Artikulli tjetërMesazh bashkimi që sjell fitoren nga PD e Krujës