Mesazh bashkimi që sjell fitoren nga PD e Krujës

PD e Krujës ka zhvilluar sot një takim me të gjithë kandidatët për deputet të propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike Dega Krujë si dhe kandidatët për Kryetar Bashkie të Krujës. Kjo është një risi në këto ditë kur është përmbyllur edhe një nga fazat e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Të gjithë kandidatët janë shprehur se më e rëndëishme se gjithçka tjetër në këto moment epër shqiptarët është një opozitë e unifikuar dhe një PD e fortë në çdo hallkë të saj. Procesi i votimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga baza e partisë është një risi dhe një normë demokratike që sjell një standard të ri për demokracinë shqiptare.

“Ky takim u zhvillua në një harmoni të plotë, dhe me një ndjenjë të lartë respekti për të gjithë anëtarësinë që i propozoi.
Me punë dhe besim të gjithë bashkë për fitoren e 25 Prillit me Z.Lulzim Basha Kryeministër. Jemi me te forte se kurrë për t’i thënë ndal të keqes që ka kapluar vendin prej 7 vitesh”, thuhet në njoftimin e dëgës së PD-Krujë.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i mjekut të njohur: Komiteti i “Ekspertëve” të Ramës e ka për nder të bëjë qenin besnik të tij!
Artikulli tjetërMjeku demaskon çmimet e testimit Covid-19 në Shqiëri: I shesin testet me një normë fitimi mbi 1000%